Ferizaj

Ndahet nga jeta Gjenerali Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Imri Ilazi- Komandant Ferri

By FerizajPress

September 28, 2024

Sot, u nda nga jeta Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjenerali i FSK-së, veprimtari politik, bashkëqytetari ynë – Imri Ilazi – Komandant Ferri.

Me këtë rast, në kujtim të jetës dhe veprës së tij, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me mbështetjen e Komunës së Ferizajt, organizon MBLEDHJE KOMEMORATIVE sot më 28 Shtator 2024, ora 15:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Ngushëllime të sinqerta familjes Ilazi, bashkëluftëtarëve, familjeve të Dëshmorëve të Kombit, invalidëve e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Shpirti i tij, u prehtë në parajsën e paskaj!