Sot u nda nga kjo jetë prof, Ramadan Haziri, atdhetari dhe patrioti i shquar shqiptarë.
Ramadan Haziri u lind më 10 prill 1940 në Muhoc të Ferizajt. Mbaroi studimet e larta në Shkencat Historike, në Universitetin e Prishtinës. Një kohë punoi si mësimdhënës në Ferizaj e Kaçanik.
Me politikën antishqiptare të ish Jugosllavisë u ndesh që në vitin e largët 1957. Kjo ishte e vetmja arsye pse u largua nga puna, pse u burgos disa herë dhe u eliminua nga jeta publike.
U dënua me 12 vjet burg, prej të cilave 6 i mbajti. Ramadan Haziri startoi me publicistikë:(“Arti i atdhedashurisë”, Tiranë, 1999)Për të vazhduar pastaj në fushën e romanit. Ku disa herë është shpërblyer ne konkurset e ndryshme letërare.
Varrimi i atdhetari Ramadan Haziri do te behet te dielen me 2.09.2018 ne fshatin e tij te lindjes ne Muhovc ne orën 13.