Është vendosur përfundimisht për të ardhmen e Keylor Navas. Portieri nga Kosta Rika do të mbetet te Real Madridi edhe më tej, përcjellë “Lajmi.net”. Sipas “La Nacion”, pavarësisht se cili portier do të transferohet te Reali, Navas do të mbetet në skuadër. Kjo pasi që trajneri Julen Lopetegui kërkon konkurrencë në ekip. Lopetegui e ka mbajtur një takim me Navas ku të dy kanë shprehur dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin. /Lajmi.net/