Lajme

NATO reagon për konfliktin Holandë-Turqi

By FerizajPress

March 13, 2017

“Unë do të inkurajoj të gjithë aleatët për të treguar respektin e ndërsjellë, të jenë të qetë dhe të amtur”, ka thënë Stoltenberg në selinë e NATO-s, shkruan Anadolu Agency.

“Debati është reciprok për demokracitë tona, por në të njejtën kohë respekti është tejet i rëndësishëm”, ka thënë Sekretari i NATO-s, transmeton lajmi.net

Vërejtja e shefit të NATO-s erdhi pasi qeveria e Holandës ka ndaluar ministrin e jashtëm, Çavusoglu dhe ministren e familjes, Fatma Betul Sayan Kaya për të hyrë në Roterdam të shtunën.

Pas këtij veprimi, reagimi i Erdoganit ishte i ashpër duke e quajtur Holandën mbetje naziste dhe fashiste. /Lajmi.net/