“Ne të gjithë shohim komunitetin tonë të kombeve nën rrezikun e fronteve të ndryshme, ndërsa harku i paqëndrueshmërisë ndërtohet në periferi të NATO-s dhe më tej”, tha Mattis.
Ndërsa paralajmëroi ekzistencën e harkut të paqëdrueshmërisë në kufijtë periferikë të Europës, Mattis përsëriti kërkesën nga aleatëve të NATO-s, që të rrisin shpenzimet për mbrojtje në 2% të GDP-së.
Mattis ka thënë se presidenti Trump ofron përkrahje të fuqishme për NATO-n, duke shuar shqetësimet e aleatëve për deklaratat e Trump ndaj aleancës transatlantike gjatë fushatës presidenciale, duke e quajtur atë “të vjetëruar”.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen i kujtoi kolegut të ri amerikan, Mattis, se rritja me 2% të GDP-së të buxhetit për mbrojtjen dhe kontributit për NATO-n nga vendet anëtare është një objektiv për t’u realizuar deri në vitin 2024.
Shtetet e Bashkuara kanë dërguar këtë herë në Mynih delegacionin më të madh krahasuar me vitet e mëparshme, ndërsa Konferenca e Sigurisë është skena e parë ku ngjiten anëtarët e rinj të ekipit “Trump”, zëvendëspresidenti Mike Pence, Sekretari i Mbrojtjes James Mattis, si dhe ai i Mbrojtes së Atdheut, John Kelly.
Kosovën e përfaqëson në Mynih presidenti Hashim Thaçi, ndërsa Shqipërinë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.