Lajme

NATO do të fuqizojë raportet me Kosovën

By FerizajPress

July 16, 2016

Krerët e shteteve dhe të qeverive anëtare të Aleancës Veriatlantike, NATO, kanë bërë të ditur se deri në takimin ministeral të dhjetorit do të vendosin për fuqizimin e raporteve me Kosovën.

Reagimi i tyre vjen pas letrës së nisur nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa drejtuar Sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku ai kërkon fuqizim të bashkëpunimit me Kosovën.

Ndër të tjera në komunikatën zyrtare theksohet se NATO është në dijeni të kërkesës për të fuqizuar marrëdhëniet me NATO-n dhe se përgjigjja do të jepet jo më vonë se në Ministerialin e Jashtëm të Dhjetorit. “Ne jemi në dijeni të kërkesës së Kosovës për të fuqizuar marrëdhëniet me NATO-­n dhe do t’i përgjigjemi jo më vonë se në Ministerialin e Jashtëm të Dhjetorit për mënyrat e zhvillimit të përkrahjes sonë të mëtejme”, thuhet në komunikatë.