Lajme

Nato dhe Rusia masin fuqinë e tankeve!

By FerizajPress

May 13, 2017

Austria mori vendin e parë në “Strong Europe Tank Challenge 2017”, ku pjesëmarrës ishin edhe SHBA, Ukraina, Gjermania, Polonia dhe Franca.

Një vit më parë, ishte Gjermania që u rendit e para.

Organizuesit e “Strong Europe Tank Challenge 2017” thanë se sfida ka si synim edhe nxitjen e shpirtit konkurrues dhe bashkëpunues mes palëve.

Kjo stërvitje u zhvillua përgjatë pesë ditëve në terrenin ushtarak të Grafenwoehr në Gjermani.

Në anën tjetër, trupat e Vladimir Putin zhvilluan një stërvitje duke praktikuar lëshimin e tankeve me anë të parashutave në fushë beteja. Stërvitje u zhvillua në bazën ajrore të Dyagilevo./TCh