Mbrojtësi senegalez do të jetë nën urdhrat e trajnerit të ri të Napolit, Carlo Ancelotti, i cili e cilëson 27 vjeçarin si pikë kyçe në formacionin e tij në repartin e mbrojtjes. Këtë më së miri e dëshmon edhe refuzimi i një oferte të majme nga Premierliga. ‘Radio Kiss Kiss’ raporton se Napoli ka hedhur poshtë një ofertë prej 100 milionë euro për Koulibaly. Kalidou Koulibaly është pjesë e Napolit që nga viti 2014, ku ishte bashkuar nga skuadra e Genkut./Lajmi.net/