Sport

Napoli i Ancelottit e mposht Lazion e Valon Berishës me përmbysje

By FerizajPress

August 19, 2018

Nënkampionët e sezonit të kaluar, kanë fituar përballjen e vështirë me Lazion në udhëtim me rezultat 1:2. Skuadra që tani drejtohet nga Carlo Ancelotti, ka arritur të përmbysë rezultatin ndaj Lazios, për tre pikët e para këtë sezon. Ciro Immobile në minutën e 25’ kaloi në epërsi Lazion. Sulmuesi Milik në minutën e 45’, barazoi në 1:1. Golin e fitores për Napolin e shënoi Lorenzo Insigne, në minutën e 59’./Lajmi.net/