Lajme

Nano: Mbledhjet e dy qeverive, shpikje e Ramës për spektakël

By FerizajPress

November 02, 2016

“Mbledhjet e dy qeverive janë shpikje të Edi Ramës, janë spektakël. E di që politika në ditët e sotme janë spektakël, gati në gjithë botën demokratike. Ai magjepset nga fasadat, më shumë se nga përmbajtjet. Ndoshta shpjegimi vjen nga ky, është nga arti, është piktor”, tha Nano.

Ai gjithashtu flet edhe për marrëdhëniet mes Ramës e Thaçit.

“Pastaj edhe nga marrëdhëniet me Thaçin, nganjëherë është marrëdhënie që shitet si marrëdhënie mes dy shteteve mirëpo është në fakt mes dy njerëzish. Jam befasuar që para takimit në Beograd nuk është konsultuar me Thaçin”, ka shtuar Nano.

.