Lajme

Nait Hasani “falënderon” ambasadorin Delawie

By FerizajPress

August 03, 2016

Nait Hasani e pyet Murat Mehën se ku e ka hartën të cilën vet ai e ka botuar e ku Çakorri është pjesë e Kosovës.

“Kam një falënderim i cili do të shkoj për ambasadorin amerikan që na tha se kufiri është përcaktuar me Pakon e Ahtisarit e jo me Kushtetutën e vitit 1974. Pra, është kufiri i 2006 që nuk ka të bëjë me të vërteten që i ka prezantuar komisioni. Dua ta pyes komisionin dhe Murat Mehën për hartën që e ka të botuar vet ku Çakorri është pjesë e Kosovës. Çakorri është hartë e botuar në janar 2005 nga Murat Meha; qafa e Çakorrit është pjesë e kufirit dhe Kulla po ashtu. Kjo është një hartë ku e ka gjet Murat Meha. Kjo është vepër penale që e ka bërë komisioni shtetëror me pikat kufitare”, tha Hasani.