Ferizaj

Naim Jakaj emërohet sekretar organizativ i PSD-së

By FerizajPress

September 08, 2018

Kryesia e Partisë Socialdemokrate ka emëruar Naim Jakajn për sekretar organizativ, në përputhje me nenet përkatëse të Statutit të PSD-së.

Naim Jakaj është i lindur më 1987. Sociolog, ai është në përfundim të studimeve në drejtësi.

Me përvojë në fushën e organizimit partiak, Naim Jakaj punon si këshilltar i nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti, dhe ndihmon grupin parlamentar të PSD-së, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.