Kultura-Arti

Myslimanja me mbulesë pozon për “Playboy” (Foto)

By FerizajPress

December 03, 2016

Një gazetare myslimane ka pozuar për revistën “Playboy”, e veshur me hixhab, e para për këtë revistë që deri një vit më parë favorizonte modelet nudo. Noor Tagouri, 22 vjeçe, do të shfaqet në rubrikën e muajit Tetor, si pjesë e Renegades series 2016, shkruan Daily Mail.

Tagouri, e para amerikane libaneze nga West Virgina tha se ëndërron për të qenë folësja e parë me hixhab në televizionin komercial në Shtetet e Bashkuara.

Ajo “vodhi” vëmendjen online në vitin 2012, kur publikoi një foto të saj në tryezën e ABC 7 News, me përshkrimin: “Spikerja e parë me hixhab në televizionin amerikan.”

Ky postim u bë viral me hashtagun #lëreni Noor të shkëlqejë, duke inkurajuar më pas dhe të tjerët që të pranonin identitetin e tyre dhe të ndiqnin ëndrrat