Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion deputetësh nga Parlamenti i Belgjikës

By FerizajPress

April 26, 2017

Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Tërnava , priti në takim një delegacion deputetësh nga Parlamenti i Belgjikës, të kryesuar nga z. Jacques Brotchi, anëtari i Parlamentit dhe Kryetar i Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Parlamentit të komunitetit frëngjisht-folës bashkë me disa deputet tjerë nga parlmaneti Belgjikës i cili po qëndron në vizitë zyrtare në vendin tonë. Myftiu Tërnava çmoi lart ndihmën e madhe të shtetit Belg dhënë Kosovës, dhe falënderoi popullin dhe shtetin Belg për përkrahjen e popullit dhe shtetit të Kosovës , dhe i njohu me Bashkësinë islame, institucionet e saja , jetën fetare në Kosovës në përgjithësi si dhe mbi harmoninë fetare në vend. Anëtarët e delegacionit parlamentar belg falënderuan Myftiun për pritjen e ngrohtë , dhe vlerësuan kontributin e Bashkësisë Islame për kultivimin e traditës së bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare si një shembull model që duhet ndjekur.