Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim Dr. Mohamed Elsanousi, Drejtor i “Rrjetit të Liderëve fetarë dhe tradicional për paqe”

By FerizajPress

February 13, 2017

Prishtinë, 13 shkurt 2017 Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava sot priti në takim Dr. Mohamed Elsanousi, drejtor i “Rrjetit të Liderëve fetarë dhe tradicional për paqe” me seli në Washington D C.

Myftiu Tërnava njoftoi drejtorin Alsanousi për jetën dhe organizimin e jetës fetare në vend si dhe me zhvillimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi si Bashkësi fetare , njëherit edhe i falënderoi për vizitën që po i bëjnë Kosovës dhe për kontributin e tyre në ndërtimin e paqes nëpër shumë vende krizash e trazirash. Nga ana e tij Mohamed Elsanousi falënderoi Myftiun për mikpritjen dhe për kontributin e tij personal dhe të Bashkësisë Islame për ndërtimin e paqes dhe luftimin e ekstremizmit që qon në radikalizëm të dhunshëm.