Prishtinë, 20 maj 2017 Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava i shoqëruar nga drejtori i Diasporës Ekrem ef. Simnica dhe anëtari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës Ilmi ef. Krasniqi morën pjesë në përurimi i xhamisë së re “Dituria” në Gjenevë të drejtuar nga imami Rijad ef.Aliu, për komunitetin shqiptar prej mbi 15 mijë personash që jeton e punojnë atje. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe autoritetet zvicerane, Skënder Bruçaj, kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, përfaqësues nga Maqedonia Selver ef.Xhemaili, Imami shqiptar nga Berna Mustafa Memeti, si përfaqësues i komunitetit musliman shqiptarë nga Zvicra dhe Lugina e Preshevës etj.. Myftiu Tërnava në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve drejtoi mesazhe të qarta që mërgimtarët të mos harrojnë gjuhën e tyre, identitetin, fetar, traditat kombëtare si dhe të respektojnë ligjet dhe rregullat e mjedisit ku jetojnë, se vetëm në harmoni mund të ndërtojmë të ardhme të sigurt dhe njëherit ua uroi Ramazanin duke lutur Zotin për agjërim të pranuar dhe të lehtë. Ai poashtu falënderoi strukturat shtetërore, politike e fetare për mundësinë që u japin komunitetin shqiptarë mysliman për mirëvajtjen e tyre në këtë shtet mik. Po ashtu krerët e komuniteteve myslimane nga Kosova dhe Shqipëria kërkuan që shqiptarët të jenë unik dhe shembull i tolerancës ndërfetare, sikurse deri tani, dhe të distancohen nga fenomenet negative që nuk janë traditë e fesë islame dhe e kombit shqiptarë. Në fjalën e tij, këshilltari administrativ dhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Gjenevës, Thierry Apothéloz, përshëndeti komunitetin shqiptar për hapjen e xhamisë dhe uroi që kjo qendër fetare dhe kulturore të shërbejë për dituri të reja dhe e fqinjësi të mirë. Shqiptarët deri tani, vijoi ai, janë dëshmuar si shembull i tolerancës. “Kjo qendër është e themeluar në vitin 2005 në Vernier, nga një grup etnik shqiptarë, të cilët janë shembull i integrimeve”, tha më tej këshilltari administrativ Thierry Apothéloz. “Kjo nuk është vetëm një shoqatë fetare. Ajo është gjithashtu kulturore. Anëtarët e saj organizojnë aktivitete të tilla si turne të futbollit të hapura për të gjithë. Ata gjithashtu japin kurse dhe mësime për gjuhën me të rinjtë shqiptarë, sepse ata e kuptuan se integrimi është bërë më i lehtë falë një sfondi të mirë arsimor dhe një zotërimi të frëngjishtes”, tha Apothéloz. Ndërsa Montasar Ben Mrad, president i Federatës së organizatave islame në Zvicër, i cili theksoi se toleranca ndërfetare e shqiptarëve në Zvicër, bashkë me integrimin e tyre në këtë vend, duhet të shërbejnë si shembull për komunitetet e tjera fetare. Në këtë manifestim prezantuan dhe folën edhe krerët dhe përfaqësues të kishës katolike dhe protestante poashtu prezent ishin edhe Albana Krasniqi-Malaj, drejtoreshë UPSH-së, Ramadan Avdiu nga konsullata e Kosovës etj.. Në fund imami i xhamisë së re në Gjenevë Rijad ef.Aliu ka falënderuar të gjithë mysafirët nga Shqipëria, Kosova , Maqedonia e Presheva si dhe pjesëmarrësit nga Zvicra që ndanë për disa disa orë bashkërisht këtë gëzim në këtë manifestim me shpresë që Allahu t shpërblej të gjithëve mundin. Gjatë kësaj vizite Myftiu Tërnava me delegacion vizitoi edhe konsullatën e Kosovës në Gjenevë ku u pritën nga konsulli ynë Ramadan Avdiu që ishte një pritje e ngrohtë dhe u diskutua për një koordinim edhe më të mirë për mësimin e gjuhës shqipe.