Më 20 Mars 2024, ora 15:00 në shkollën e mesme profesionale të Agrobiznesit dhe Teknologjisë në Ferizaj, mirëpresim drejtoren ekzekutiv të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, znj. Andriola Morina Kambo dhe prof. Afërdita Onuzi, për të marr hollësitë nga aplikimi për MUZA Competition.
Ftojmë të marrin pjesë të gjithë disajnerët, adhuruesit e modës, studentët dhe të interesuarit tjerë në këtë fushë.
Pas suksesit, jehonës dhe energjisë së papërshkrueshme rikthehet në edicionin e saj të tretë Muza Competition.
Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, i cili bën bashkë të rinjtë pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit nga të gjitha qytetet shqipfolëse të rajonit dhe kudo që ndodhen!
Je një e re apo i ri i apasionuar pas modësdhe stilimit
? Ky është momenti për të realizuar ëndrrën!
Apliko në adresën: muzacompetition@gmail.com
Më shumë informacione rreth projektit i gjeni në faqen zyrtare: https://muzacompetition.com/muza-competition-edicioni-i…/