Ferizaj

Mustafë Grainca jep dorëheqje nga strukturat udhëheqëse të PDK-së

By FerizajPress

October 08, 2019

Pas shpalljes së rezultateve brenda subjektit të PDK-së në Ferizaj, kandidati për deputet Mustafë Grainca ka dhënë dorëheqje nga strukturat udhëheqëse të PDK-së në Ferizaj.

Kjo është deklarata e plotë e Mustafë Graincës

Përshëndetje të nderuar qytetar ferizajas, nga rezultatet e marra preliminare për mua si kandidat për deputet (rezultatet në komunën time), rezulton se nuk jam pranuar si i denjë për të qenë pjesë e kësaj gare. Rrjedhimisht ky fakt më obligon moralisht të marrë vendimin, se që nga sot të mos jem më pjesë e strukturave udhëheqëse në degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj.Do të vazhdojë të përkrahi konceptin programor të Partisë Demokratike të Kosovës, për të cilin tash e 20 vite, u angazhova me tërë kapacitetin tim për të ngritur e lartësuar vlerat e saja kudo dhe në çfarëdo përgjegjësie publike që kisha.Respekt!