Lajme

Mustafa: Zvicra rol të rëndësishëm në progresin e Kosovës

By FerizajPress

November 12, 2016

Mustafa dhe ambasadori Lebet kanë biseduar për relacionet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, për përkrahjen e madhe të Zvicrës për Kosovën si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.

Mustafa e ka njoftuar ambasadorin për zhvillimet në Kosovë, të arriturat në shumë fusha të jetës dhe për përkushtimin e Qeverisë Kosovës për avancimin e gjithanshëm të progresit.

A, po ashtu, shprehu mirënjohje për mbështetjen e madhe e ofruar nga Zvicra për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës, në të gjitha fazat.

“Zvicra ka dhënë mbështetje shumëdimensionale për Kosovën, duke qenë edhe vendi ku jetojnë dhe punojnë një numër shumë i madh i diasporës sonë. Zvicra, me përkrahjen e saj të pakursyer ka pasur rol vendimtar në progresin që është arritur në Kosovë në dekadat e fundit, deri në ditët e sotme”, tha kryeministri Mustafa, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, vlerësoi të arriturat e Kosovës dhe shprehu përkrahjen e mëtejme të Zvicrës.

Ambasadori Lebet, po ashtu, theksoi përkushtimin e Zvicrës për thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës./Lajmi.net

.