Lajme

Mustafa thotë se një kompani belge ka interesim të investojë në Kosovë, por ia le fajin Ligjit për Investime Strategjike

By FerizajPress

July 11, 2016

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se një investitor i huaj ka shprehur interesim të investojnë në Kosovë, por sipas tij, është ligji ai që po e pengon.

Ai e ka mbrojtur ligjin për Investime Strategjike që u kritikua sot në Kuvend nga deputetët edhe të pozitës.

“Sot,në ambientet e Ambasadës tone në Bruksel, takova shefin e ekzekutiv të kompanisë VanHooll, z. Filip Van Hool, me të cilin biseduam për mundëstë e investimeve direkte të kësaj kompanie belge në territorin e Republikës së Kosovës. Është kjo kompani e njohur në tregun botëror për prodhimin e autobusëve dhe kontenjerëve, me eksport në SHBA, Japoni dhe vendet e tjera. Kushtet që tani ofron vendi ynë për investime të jashtme direkte janë më të mira sesa më parë dhe konkurrente me vendet në regjion, por mungesa e Ligjit për Investime Strategjike, ligje të cilat i kanë vendet e tjera fqinje, është një disavantazh për të qenë konkurrent me kohën, karshi vendeve fqinje. Tërheqja e investimeve të huaja direkte dhe hapja e vendeve të reja të punës mbetet prioritet absolut i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Musatafa në Facebook.