Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nëpërmes faqes së tij zyrtare në facebook ka falënderuar qytetarët e vendit që sipas tij, sot e dëshmuan dinjitetin e tyre dhe përkushtimin për shtetin, transmeton GazetaBlic.com
Mustafa ka shkruar se thirrja dhe kërcënimet Lëvizjes Vetëvendosje për përmbysje të shtetit nuk gjeti përkrahjen e qytetarëve.
Sipas tij, u dëshmua qartë se qytetarët u besojnë institucioneve të kryejnë punën e shtetit dhe jo rrugës dhe dhunës, transmeton GazetaBlic.com
Ai po ashtu ka falënderuar Policinë e Kosovës, siç ka thënë ai për punën e tyre në nivelin më të lartë për të mbrojtur rendin dhe qetësinë publike dhe institucionet e shtetit.
“Policia sot parandaloi përdorimin e mjeteve të rrezikshme në rrugë dhe në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Siguria është përgjegjësi e shtetit dhe të qytetarëve. Sot u vërtetua edhe një herë përkushtimi i përbashkët për vendin,” ka shtuar ndër të tjerash Mustafa, transmeton GazetaBlic.com
Krejt në fund Mustafa ka shkruar se Qeveria do të vazhdojë me agjendën e saj evropiane dhe euroatlantike si dhe qytetarëve do t’ua mundësojmë të udhëtojnë pa viza./ © GazetaBlic.com /
Ky është postimi i plotë i tij:
[quote_box name=””]Të nderuar qytetarë, Ju edhe sot dëshmuat dinjitetin tuaj dhe përkushtimin për shtetin. Thirrja dhe kërcënimet Lëvizjes Vetëvendosje për përmbysje të shtetit nuk gjeti përkrahjen tuaj. U dëshmua qartë se qytetarët u besojnë institucioneve të kryejnë punën e shtetit dhe jo rrugës dhe dhunës. Dëshiroj, po ashtu të falënderoj Policinë e Kosovës për punën e tyre në nivelin më të lartë për të mbrojtur rendin dhe qetësinë publike dhe institucionet e shtetit. Policia sot parandaloi përdorimin e mjeteve të rrezikshme në rrugë dhe në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Siguria është përgjegjësi e shtetit dhe të qytetarëve. Sot u vërtetua edhe një herë përkushtimi i përbashkët për vendin. Qeveria do të vazhdojë me agjendën e saj evropiane dhe euroatlantike. Qytetarëve do t’ua mundësojmë të udhëtojnë pa viza. IM[/quote_box]
The post Mustafa: Thirrja dhe kërcënimet e VV-së për përmbysje të shtetit nuk gjetën përkrahjen e qytetarëve appeared first on GazetaBlic.