Lajme

Mustafa të mërkurën në Bruksel për liberalizimin e vizave

By FerizajPress

April 25, 2016

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të udhëtojë për Bruksel, ku të mërkurën do të takohet me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Siç njofton zyra e kryeminitrit Mustafa, gjatë takimit do të bisedohet për procesin e liberalizimit të vizave dhe proceset tjera integruese evropiane të Republikës së Kosovës.