Lajme

Mustafa: Sulmi ndaj Kuvendit, atak ndaj pavarësisë së Kosovës

By FerizajPress

August 05, 2016

Ka reaguar Kryeministri Mustafa për sulmin e mbrëmshëm në Kuvendin e Kosovës.

“Sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është atak ndaj pavarësisë sonë. Kuvendi është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik. Askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet e shtetit tonë.

Ftoj organet e rendit të punojnë në zbardhjen e këtij rasti shumë të dëmshëm dhe tepër të shëmtuar si dhe qytetarët ta japin ndihmesën e tyre. Kryerësit e kësaj vepre duhet të dalin para drejtësisë”, shkruna Isa Mustafa.