Lajme

Mustafa sot në Ferronikel

By FerizajPress

April 04, 2016

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, sot do të vizitoj gjigant i përpunimit të xeheve në Drenas, Ferronikelin e cila javën e kaluar ishte titull kryesor në media.

Fabrika sot ka marrë vëmendjen e kryeministrit, i cili deri tash nuk u deklarua për mundësinë që të falimentojë, e cila do të linte pa punë rreth 900 punëtorë.

Pasditen e sotme, Mustafa me ekipin e tij të ngushtë do të jetë për vizitë në këtë fabrikë, ndërkohë që sot do të vizitoj edhe Telekomin e Kosovës.