Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar qytetarët për rekomandimin e dhënë nga KE për liberalizimin e vizave.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se rezultatet e punës së Qeverisë së tij janë cdo ditë e më të prekshme.
Lexoni postimin e plotë të Mustafës:
Urime Qytetarë të dashur! Rekomandimi pozitiv për heqjen e vizave është vlerësimi më i merituar për qytetarët e Republikës së Kosovës nga Bashkimi Evropian. Rezultatet e punës së Qeverisë çdo ditë e më shumë janë të prekshme për qytetarët e Kosovës, qytetarë të kontinentit dhe të vlerave evropiane.