Ferizaj

Mustafa: Policia e Kosovës ndër më kredibilet në rajon

By FerizajPress

April 05, 2019

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka thënë se Policia e Kosovës është policia më kredibile në gjithë rajonin.

Këtë deklaratë ministri Mustafa e bëri gjatë një ceremonie zyrtare për promovimin e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

“Gjithë kjo punë e policisë është bërë me punë në bashkëpunim me partnerët tanë, të cilët na ndihmojnë në mënyrë profesionale në ngritjen e cilësisë. Policia e Kosovës është një nga policitë më kredibile në gjithë rajonin. Nuk është vetëm vlerësim i imi, por edhe nga ndërkombëtarët. Policia është populli, e populli është policia. Siguria e shtetit është siguria e familjeve, qytetarëve, në investim, në shkollë në ngritjen e një familje të shëndosh në territorin e Kosovës. Iu uroj gradën që do të merrni dhe ta shfrytëzoni sa më mirë. Të jeni ju, kontribuuesit për sigurinë në përgjithësi në vend”, ka thënë Mustafa.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.