Duke theksuar tronditjen e popullit të Kosovës dhe duke dënuar këto akte brutale, kryeministri Mustafa ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është djep i lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat nuk mund të cenohen nga askush.“Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet terroriste në Londër. Mbretëria e Bashkuar është djep i lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat nuk mund të cenohen nga askush. Populli dhe Qeveria e Kosovës janë me ju!”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa drejtuar kryeministres britanike, Theresa May.