Lajme

Mustafa: Moszbardhja e fatit të të pagjeturve plagë e madhe e shoqërisë kosovare

By FerizajPress

March 13, 2017

 

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe Prenk Gjetaj, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Ibrahim Makolli, kryetar i Delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, u diskutua për punën e Kryqit të Kuq në Kosovës, me theks të posaçëm për çështjen e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovë.

Kryeministri Mustafa i njoftoi për përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës në këtë proces, duke theksuar se kjo plagë e madhe e shoqërisë kosovare vazhdon të rëndojë padrejtësisht mbi familjarët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, transmeton lajmi.net

Drejtori rajonal i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Evropë dhe Azi Qendrore, Patrick Vial, theksoi përkushtimin e Kryqit të Kuq për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Ai, po ashtu, e njoftoi kryeministrin Mustafa për angazhimet tjera të rëndësishme të Kryqit të Kuq në Kosovë. /Lajmi.net/