Lajme

Mustafa: Jo zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, vetëm po grumbullohen votat

By FerizajPress

April 23, 2016

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe, duke thënë se nuk kanë marrëveshje të veçantë me Serbinë, por e kanë autorizimin e OSBE për grumbullimin e votave.

“Nuk flitet për zgjedhje klasike por vetëm një grumbullim të votave dhe ne e kemi realizuar këtë të drejtë, prandaj OSBE do të grumbullojë votat këtu, por ato nuk numërohen në Kosovë”, tha kryeministri Mustafa.