Pas problemeve që përcjellën klubin futbollistik KF Ferizaj sezonin e kaluar, si dhe largimit të trajnerit Tovërlani Bordi udhëheqës i KF Ferizaj ka emëruar për kryetar të klubit z. Mustafa Grainca
Në mbledhjen e rregullt të Bordit udhëheqës të Klubit futbollitik “Ferizaj” të kryesuar nga Fisnik Bucaliu u shqyrtua situata e përgjithshme në klub. Në mesin e shumë hapave me qëllim të përmirësimit të gjendjes në këtë klub u bënë edhe ndryshime në stafin menaxherial.
Me këtë rast në vend të kryetarit të deritashëm, Sadush Rysha, në pozitën e kryetarit të klubit u emëruar Mustafa Grainca.
Kryetari i deritashëm Sadush Rysha u falënderuar për punën e deritashme në këtë klub.
Me ardhjen e z. Grainca në krye të klubit pritet që ekipi ferizajas ti tejkalojë problemet e deritashme dhe të realizojë qëllimin e tijë në këtë sezonë,mbetjen në Superligën e Kosovës.
Ndryshe, sot skuadra e KF Ferizaj ka filluar stërvitjet nën udhëheqjen e Burim Qerkinit. Në stërvitje kanë qenë të gjithë lojtarët, të cilët shumica prej tyre pritet të vazhdojnë kontratën.
Pritet që synim kryesorë i klubit të jetë mbijetesa në Superligë, si dhe angazhimi I trajnerit të ri dhe përforcimeve të reja.