Lajme

Mustafa fton deputetët ta votojnë projektligjin për Trepçën

By FerizajPress

October 07, 2016

Sipas Mustafës, kapacitetet e Trepçës janë shumë të mëdha dhe ato do të jenë edhe më të mëdha kur do të projektohet ky ligj.

“Projektligjin për Trepçën është ligj i rëndësisë së veçantë dhe duhet të votohet pasi e shpëton këtë korporatë”, tha Mustafa para deputetëve në Kuvend.

“Me këtë projektligj synojmë ta hapim të ardhmen e Trepçës e asesei të kthejmë atë kohën ku ishte, tashmë do të jetë shumë më ndryshe”, tha ai.

“Ky projektligj përcakton se resurset minerale janë pronë e Kosovës, po ashtu e ndihmon zhvillimin ekonomik.”

“Trepça pas këtij projektligji do të ketë aksionarë , qeveria dhe punëtorët.”

Sipas tij, ky ligj do të jetë shumë i vlefshëm dhe shumë i rëndësishëm, pasi Trepça do të jetë korportatë unike.

“Ftoj që të gjithë deputetet ta përkrahin këtë projektligj, sepse më kërë Trepça do të ketë rol kyq për zhvillimin ekonomik”, tha kryeministri. /Lajmi.net/

 

 

.