Lajme

Mustafa e merr rekomandimin e KE’së për liberalizimin e vizave nga Zbogar

By FerizajPress

May 04, 2016

Kryeministri i Kosovës pas lajmit nga Komisioni Evropian ka mbajtur një takim me përfaqësuesin e BE-së Samul Zhbogar që ia ka dorëzuare rekomandimin e KE-së për Kosovën.

Mustafa ka  falënderuar BE-në dhe Zbogarin për lajmin e madh që i ka ardhur Kosovës.

“Kam kënaqësi ta takoj Zbogarin i cili na e solli rekomandimin të cilin pak më parë mora informatën.  Është një arritur e madhe dhe e falënderoj Zbogarin për punën dhe të gjitha ata që kanë punuar vazhdimisht”, ka thënë Mustafa.