Lajme

Mustafa bisedon me partiakët për demarkacionin dhe ushtrinë

By FerizajPress

February 08, 2017

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend me theks të veçantë, procesi i shenjëzimit të vijës kufitare me Malin e Zi dhe procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur, ka bërë të ditur LDK nëpërmjet një komunikate.

“Kryetarët e degëve unanimisht përkrahën punën dhe qeverisjen e kryeministrit Mustafa, dhe vlerësuan lartë çasjen ndaj zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Forumi i Kryetarëve të degëve të LDK’së ka vlerësuar se tejkalimi i këtyre proceseve dhe përmbushja e obligimeve shtetërore do ta forcojë sovranitetin dhe integritetin e vendit, dhe njëkohesisht do ta përafrojë edhe më tepër Kosovën drejt BE-së