Kryeministri Mustafa tha se autostrada “Arbën Xhaferi”, e rëndësishme për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se është me rëndësi themelore që kanë arritur të bëjnë këtë punë siç tha ai të madhe të madhe siç është inaugurimi i një pjese shumë të rëndësishme të autostradës “Arbën Xhaferi”.
Ai në ceremoninë e hapjes së nyjave lidhëse të fshatrave Konjuh dhe Babush me autostradën “Arbën Xhaferi”, ka uruar që kjo autostradë të përfundojë sa më shpejtë sepse është shumë e rëndësishme për Kosovën.
Autostrada “Arbën Xhaferi” është njëri nga projektet strategjike rrugore të Kosovës, e cila e lidh Kosovën me Maqedoninë. Në këtë përurim të pranishëm ishin edhe presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë e komunalë.