Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Familjen Agolli, pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli.
Në telegram, kryeministri Mustafa ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj për Familjen Agolli
Ky është telegrami i ngushëllimit nga Mustafa:
E nderuara Familje Agolli
Ne emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ikonës së letërsisë shqipe, Dritëro Agolli.
Me krijimtarinë e tij letrare dhe poezitë e mrekullueshme, Dritëro Agolli, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe.
Qytetarët dhe Qeveria e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë me Ju dhimbjen e madhe në këto momente të vështira.