Analisti, Imer Mushkolaj, ka reaguar pasi nuk mund të caktohet terminë për vaksinim kundër COVID-19.
Mushkolaj ka publikuar një fotografi në të cilën është njoftuar se për momentin, Ministria e Shëndetësisë nuk ka terminë të lira nëpër qendrat e vaksinimit.
Ai thënë se nuk mund të caktohen termine online e as fizikisht nëpër Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku qytetarëve iu thuhet se nuk ka termine deri më 10 shtator, sepse nuk ka vaksina.
“Nuk mund të caktohen termine online, e as fizikisht nëpër QKMF, ku qytetarëve iu thuhet se nuk ka termine deri më 10 shtator, sepse nuk ka vaksina”, ka shkruar Mushkolaj krahas fotografisë së publikuar.