Kryetari i veriut Goran Rakiq i ka thënë Klan Kosovës, se aty nuk po ndërtohet kurrfarë muri.
Ai tha se aty nuk po punohet asgjë më shumë e as më pak se sa parashihet me projektin për revitalizimin e urës për të cilin janë dakorduar në Bruksel, Prishtina e Beogradi.
Sipas tij, aty është duke u bërë nivelizimi i zonës për këmbësor nëpër të cilën nuk do të mund të kalojnë automjetet.
.