Ferizaj

Murati-Shabani: Edhepse vit i pandemisë, këtë vit u mbajtën mbi 140 aktivitete kulturore e rinore dhe u inauguruan projekte të shumta kapitale

By FerizajPress

December 21, 2020

Këtë mëngjes, e para e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani, mbajti konferencën e fundvitit për media, me ç’rast bëri edhe bilancin e punës për vitin 2020 në këtë drejtori.

Ky vit, ndonëse vit me shumë sfida e pengesa për zhvillimin e aktiviteteve të kulturës, rinisë dhe sportit, për shkak të pandemisë, u organizuan e mbajtën një varg aktivitetesh kulturore, sportive e rinore, plot 140 sosh. Përveç aktiviteteve tashmë tradicionale në kalendarin kulturor të Ferizajt, ky vit solli edhe risi. Përveç aktiviteteve, viti 2020 u karakterizua edhe me shumë projekte kapitale realizuar nga kjo drejtori. Është përfundimi i fushave të tenisit, tabelave të pingpongut, nisja e ndërtimit të Pallatit të Kulturës e të tjera që karakterizuan vitin 2020 në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Po kështu, drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani, theksoi edhe përkushtimin e kësaj drejtorie që të rregulloj infrastrukturën e nevojshme ligjore për institucionet kulturore, rinore e sportive në Ferizaj që të mundësohet funksionimi më i lehtë i tyre.