Lajme

“Murat Meha po e bën Kosovën çdo ditë më të vogël” (Video)

By FerizajPress

April 05, 2016

Edhe një profesor universitar ka hedhur kritika të mëdha në adresë të atyre që u morën me demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi.

Është profesori Sabri Kadriu, njohës i çështjeve kufitare i cili thotë se te demarkacioni me Malin e Zi ka shumë gabime

“Gabime ka, qoftë te komisioni qeveritar i cili është dashtë të shfrytëzojë përvojën e shteteve perëndimore, të cilat tani njohin vetëm kufij administrativ, qoftë edhe te komisioni ndërkombëtar i cili si duket ka marrë vetëm disa honorarë dhe e ka kryer një punë siç thotë populli ‘haje mos e hangsh’”, tha Kadriu.

Profesor Kadriu ka thënë se komisionet nuk i kanë marrë parasysh pozitat gjeostrategjike, fizike, trashëgiminë kulturore e as varrezat.

“Kush është Murat Meha që në emër të Kosovës, në emër të shkencës, në emër të dëshmorëve, bën që Kosova çdo ditë të jetë më e vogël”, thotë profesor Kadriu, duke i kërkuar Mehës dhe anëtarëve tjerë të komisionit ballafaqim televiziv.

Dëgjojeni intervistën e plotë ku profesori flet edhe për demarkacionin me Serbinë, me Maqedoninë e Shqipërinë. Por jo vetëm kaq, Kadriu flet edhe më gjerë për kufijtë ballkanik e evropian./Tribuna/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=videoseries?list=PL-sMILPl2e_KjqM6YM2aAyflevG2QiPp_]