Ferizaj

Murali për pandeminë në Ferizaj zë vend në mediumin prestigjioz britanik

By FerizajPress

May 31, 2020

Murali “Më mungon shkolla”, që ka mbuluar një pjesë të nënkalimit në qendër të Ferizajt, ka zënë vend në mediumin prestigjioz britanik, “The Telegraph”.

Mesazhi i punimit artistik, që erdhi si paralajmërim për “MuralFestin”, shpërfaq gjendjen e fëmijëve të mbyllur në kohë pandemie.

Vepra e përfunduar nga drejtoresha e festivalit, Lebibe Topalli, bashkë me Pranvera Sylejmanin dhe Drilon Murselin, të shtunën ka zënë vend në një artikull të mediumit prestigjioz “The Telegraph”.

“Më mungon shkolla” ishte pjesë e artikullit për artin në rrugë, të inspiruar nga COVID-19. Ky mural do të inaugurohet më 1 qershor për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Edicioni i sivjetmë i “MuralFestit”, që do të bazohet mbi temën “Ndryshimi”, synon të mbledhë artistë vendorë. Për pesë edicione, festivali “MuralFest” me artistë vendorë e ndërkombëtarë ka sjellë murale me tema të ndryshme në qytetin e Ferizajt.