Njohës të çështjeve të integrimeve evropiane dhe analistë politik thonë se vonesa e krijimit të Qeverisë mund të ketë efekte negative në procesin e liberalizimit të vizave.
Analisti Adrian Çollaku, konsideron se pikërisht vonesa e krijimit të Qeverisë nga kush do qoftë, mund të shtyje edhe më tepër geton e kosovarëve.
“Po natyrisht se do ta shtyjë sepse është një proces i cili ka mbet në gjysmë dhe është një nga kushtet për liberalizimin e vizave. Sa do që vonohet krijimi i Qeverisë do të vonohet edhe ky proces”, tha ai për Tribuna Channel.
Për këtë ai bënë fajtor spektrin politik, që edhe për vitet e kaluara Kosova pati regres në fushën e integrimeve evropiane.
Edhe profesori i së Drejtës Ndërkombëtare Afrim Hoti ndanë mendimin se vonesa e krijimit të Qeverisë mund ta shtyjë edhe më tutje këtë proces.
Madje për këtë ai e sheh edhe një fajtor.
Hoti konsideron se qeverisja e kaluar e Isa Mustafës në një mënyre është fajtore sa i përket ngecjes së liberalizimit të vizave.