Ferizaj.19.11.2017. Gjatë paraditës së sotme kandidati i degës së LDK-së për kryetar të komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, bashkë me familjen e tij në fshatin Sazli e ka kryer obligimin qytetar për të hedhur votën në kutinë e votimit. Ai me këtë rast ka bërë thirrje për nje proces sa më të qetë edhe demokratik ,ashtu siç ishte e gjithë rrjedha zgjedhore në komunën e Ferizajt. Ndërsa ka ftuar tek qytetarët që të dalin sa më shumë në zgjedhje për të përcaktuar drejt mënyrën e jetesës për 4 vitet e ardhshme.