Ferizaj

Muharrem Svarqa: Vdekja e Ismet Vranovcit, një ikje e papritur, e befasishme dhe e pabesueshme e tepër tronditëse për të gjithë

By FerizajPress

December 28, 2021

Veprimtari i përmasave kombëtare, atdhetari e përkrahësi i pakursyer i filozofisë politike rugovjane, anëtari i Kryesisë së Degës së LDK- së në Ferizaj në disa mandate e sekretari aktual i saj, sot është ndarë nga jeta.

Një ikje e papritur e e befasishme dhe e pabesueshme e tepër tronditëse për të gjithë ne bashkëpunëtorët e tij, familjen e miqtë.

Ai sot kishte seancën e Kuvendit te Komunës, në cilësi të shefit të grupit të asamblistëve të LDK-së, pas së cilës  ne të gjithë po e prisnim që të na bashkohej për një ngushëllim, orën e vendtakimin që i kishte caktuar vetë ai, por nuk po vinte.

Në thirrjet telefonike nuk po përgjigjej (që nuk e kishte zakon), por ne nuk po hamendnim diçka të keqe për të, derisa morëm lajmin e kobshëm për ikjen e tij.

Unë pata nje bashkëpunim të gjerë  e të sinqertë me të që nga themelimi  i LDK së e sidomos nga viti 2012 e këndej duke e pasur njërin nga veprimtarët e palodhshëm e  bashkëpunëtorin me besnik.

Ai ushtroi edhe funksionin e Drejtorit të Bujqësisë në Qeverinë Komunale gjatë kohës sa Komuna udhëhiqej nga unë dhe LDk për një mandat, si dhe këshilltarë i Ministrit Besian Mustafa në Qeverinë e LDK së, që udhëhiqej nga Kryeministri Hoti.

Ishte anëtarë i Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ushtroj edhe funksione tjera në pushtet e Parti.

Me ikjen e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës, humbi veprimtarin e devotshëm të saj ndërsa Ferizaj një atdhetar e ekspert të pakrahasueshëm.

Unë dhe anëtarët e LDK se humbëm njeriun, shokun, mikun e kolegun i cili la boshllëk të pakompenzueshëm ne zemrën e secilit prej nesh.

Ngushëllohemi të gjithë bashkë për këtë humbje të papritur e sidomos ngushëllime familjes dhe natarëve e simpatizantëve të LDK-së e qytetarëve ferizajas të cilëve u shërbeu pa përtesë e me përkushtim.

Lavdi jetës dhe veprës së tij.

Pushoftë në paqen e pasosur.

Muharrem Svarqa

Kryetar i LDK-së – Dega Ferizaj