Ferizaj sot ka një ditë veçantë. Kremton ditën e dëshmorëve të cilët janë më meritorët për lirinë e sotme.Me respekt dhe përkulje të përjetshme çdo 28 shtator bëjmë homazhe pranë varreve të tyre ,ashtu siç bëmë edhe sot.Me ndjesi të veçantë u lutëm që shpirtrat e dëshmorëve të pushojnë në paqe ashtu siç e sollën paqen për të gjithë ne.Krismat e lirisë para 21 vitesh ishin jehonë çlirimi, dhe mbeten motiv për angazhim të përkushtuar për jetë e shtet më të zhvilluar.