Ferizaj

Muharrem Sfarqa pranon humbjen në Ferizaj

By FerizajPress

November 19, 2017

Kandidati i LDK-së në Ferizaj, njëherësh kryetari i deritanishëm i Ferizajt, ka pranuar se ka humbur në rundin e dytë të zgjedhjeve. Ai pohon se të dhënat nga terreni përkojnë me rezultatet e exit-pollit.

Muharrem Sfarqa ka thënë se nuk beson që rezultati i dhënë nga exit-polli, ku fitues del Agim Aliu i PDK-së, duke e pranuar atë.

“Është normale në çdo përballje politike vetëm njëri mund të fitojë. Pavarësisht se nuk mund të flasim për rezultatin pa u përfunduar, nuk besoj se rezultati do të përmbysen”, ka thënë Sfarqa.

Ai thotë nuk e sheh si dështim të tij, pasi mendon që është munduar shumë për qeverisje të mirë.

“Nuk konsideroj që kam dështuar. Kemi dhënë të gjitha potencialet për të mirën e qytetarëve”.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/muharrem-sfarqa-pranon-humbjen-ne-ferizaj-463740/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright