Ferizaj

Muharrem Sfarqa edhe për katër vite në krye të degës së LDK-së në Ferizaj

By FerizajPress

July 13, 2019

Kuvendi i 9 zgjedhor i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, me shumicë votash ka zgjedhur për kryetar të degës edhe për një mandat katërvjeçar, Muharrem Sfarqën.

Në një garë në të cilen kundërkandidati i tij, Sahit Krasniqi, nuk ia ka dalë që të siguroi numrin e nevojshëm të votave për të qenë kandidat , kryetari Sfarqa ka marrë 66 vota të delegatëve në një votim të hapur, për të cilin ka vendosur Kuvendi.Burime brenda Kuvendit, kanë bërë të ditur se para votimit, Kuvendin e degës e kanë braktisur përkrahësit e Sahit Krasniqi 

Me këtë është përmbyllur një proces i cili është përcjellur me probleme në disa nëndegë të këtij subjekti.

Krahu humbës disa herë e ka akuzuar kryetarin Sfarqa, se po i manipulon zgjedhjet nëpër nëndegët, por që zgjedhja e tij edhe njëherë e ka konfirmuar fuqinë e tij në degën e Ferizajt.

Krahasuar me herat tjera ky Kuvend ka qenë i mbyllur për medie.