Kultura-Arti

Muhamed ALI në Teatrin e Qytetit, mos e humbni këtë shfaqje

By FerizajPress

March 30, 2017

Të premtën me 31 Mars 2017 ora 20:00 në Teatrin e Qytetit – Adriana Abdullau – Ferizaj vjen shfaqja misafire nga Naser Shatrolli Muhamed ALI Interpreton: Ermal Sadiku Shfaqje kontemporane – mendesi e një teatri konceptual, performativ, interaktiv, absurd i nderthurur me ngjyra filmi, i interpretuar me gjuhen e kohes.

Hyrja: 1 €

Të liruar nga pagesa jan familjet të dëshmorëve dhe personat me nevoja të veqanta.

Traileri i shfaqjës: https://web.facebook.com/permalink.php?story_fbid=796385033845789&id=100004228996366 Kompozitor: DRINOR ZYMBERI Skenografia: AGRON BLAKQORI Ass. Gresa Kuleta Kostumografia: ZAKE PRELVUKAJ @ RIJA HALITI Ass. Miriam Nixha Ass. Regjisor: MAJLIND SAMADRAXHA Dizejnator i pllakatit: BERAT LLAPASHTICA Koreografia: FATMIR SMANI Akrobacionet: ALLMIR SUHODOLLI Dizajni i dritave: MURSEL BEKTESHI Narratore: Ibadete Kluna Tonist: Muhamet Veseli – Muha Mjeshtër i skenografisë: Ekrem Xhaka Rrobaqepëse: Remzije Haziri Shef skene: Aziz Maloku Rekuizitat: Driton Musliu & Xhemail Gllavica Dekori: Hasan Buzaku, Rrahman Mehmeti, Fatmir Avdiu

• STILI I SHFAQJES ËSHTË AUTORIAL NË KONTEKSTIN IDEOESTETIK

• «MUHAMED» do të rreshtohej ndërmjet teatrit akrobatik, membranës së skajshme psikologjike,kontekstit verbal, situatave dramatike, gjersa, aktori – personazhi, do të thuprohet – saldohet e përthyhet brenda një rrethane absurdi, për të cilën, supozohet se, bazën e ka në autoritetin e filozofisë autoriale. • FORMATI I DRAMËS ËSHTË MES TEATRIT AKROBATIK DHE ATIJ PSIKOLOGJIK • Kohezgjatja, pa pauze | 55 minuta Gjuha / shqipe • KONTEKSTI IDEOR I DRAMËS NË SHFAQJE • «MUHAMED ALI» dhe bicikleta janë manual kujtese i shiritave të një kinemaje të vjetër qyteti brenda një kaosi qytetar njëherësh rrjet satelitor i urave ndërkombëtare Lindje – Perëndim». Muhamed niset me biciketē nē drejtim tē panjohur, ndalon nē njē aeroport ku atakohen lindje- perēndimi, ku do tē nxjerr gjithē ēndrrat e mbyllura ndēr vite nga sirtari i mbamendjes, bie njē urē ndērlidhēse mes e cila i kthen vegjēlinē, vendin ku e kishte shkruar me lug goje emrin MUHAMED. Biciketa ēshtē notē proteste nē raport me ngujimin, mbylljen, mos mundēsia pēr tē fluturuar normalisht me aeroplan vendos qē biciketën e tij pērrallore tē shndrroj nē aeroplan fiktiv fluturues ose nē kinema qyteti pēr ta rikthyer nē sofrēn e shtēpisē familjen. NATYRA E SHFAQJES Secila fushë e shfaqjes është autoriale. Muzika, skenografia, kostumografia, Zgjedhjet regjisoriale, mizanskena, teksti, fryma dhe rrjedha e përgjithshme e shfaqjes.