Lajme

MPJ e konfirmon arrestimin e Haradinajt, Hoxhaj angazhohet për lirimin e tij

By FerizajPress

January 04, 2017

Kjo ministri thotë se Haradinaj është arrestuar nga autoritetet franceze bazuar në një fletarrest të Serbisë në vitin 2004.

MPJ deklaron se tashmë ka nisur notat verbale nëpërmjet Ambasadës në Paris.

“Ministria e Punëve të Jashtme është duke u marrë intensivisht që nga ora 15h të ditës së sotme me rastin e ndalimit të z. Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së. Ndalimi i tij nga autoritetet franceze është bazuar në një fletarrestë të Serbisë të vitit 2004 që për ne është i papranueshëm. MPJ ka nisur notat verbale nëpërmjet Ambasadës tonë në Paris dhe vetë ministri Hoxhaj është marrë personalisht për të shfrytëzuar të gjitha rrugët diplomatike që Haradinaj të lirohet sa më parë”, ka deklaruar Bashmir Xhemaj, Shef i Kabinetit te Ministrit Hoxhaj. /Lajmi.net/

.