Kjo ministri kërkon që autorët të vihen para drejtësisë dhe “të japin përgjegjësi për veprimet e tyre të papërgjegjshme dhe të dëmshme”.
Ndërkohë ministri, Enver Hoxhaj, ka komunikuar me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë ku e ka dënuar ashpër aktin si të tillë.
“Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë të shkëlqyera dhe si të tilla ato nuk do të pengohen e as dëmtohen nga kurrfarë akti vandal e të izoluar që nuk ja duan të mirën Kosovës dhe marrëdhënieve tona miqësore me Turqinë”, ka deklaruar ministri Hoxhaj. /Lajmi.net/