Lajme

MPJ bën thirrje të mos udhëtohet nëpër Serbi, e bën përgjegjës Daçiqin për sulmin e autobusit të Kosovës

By FerizajPress

August 25, 2019

Të shtunën mbrëma është sulmuar një autobus me udhëtarë kosovarë në Krushevac të Serbisë. Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë për Gazetën Express se ky sulm tregon pengesat me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës gjatë udhëtimit nëpër Serbi.

Këshilltari Kryesor i Zëvendëskryeminisrtit Pacolli, Jetlir Zyberar, ka thënë për Express se sulmet e tilla janë shqetësuese. Ai ka thënë se ky sulm dëshmon se nuk ka liri të lëvizjes.

“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin ndaj autobusit që udhëtonte nga Kosova përmes Serbisë. Ky sulm tregon përsëri pengesat me të cilat përballen qytetarët e Kosovës gjatë udhëtimit nëpër Serbi. Nuk ka liri të lëvizjes. Ne jemi thellësisht të shqetësuar që sulmet e vazhdueshme si ajo në Konsullatën e Kosovës në Kopenhagë dhe tani ndaj autobusit nuk po ndalen nga Beogradi dhe mbështeten nga mekanizmat e sigurisë serbe”, ka thënë Zyberaj.

Zyberaj ka shtuar se MPJ është në kontakt me BE’në dhe kërkon përgjegjësi të plotë nga Beogradi për këto sulme.